HAPET THIRRJA PËR EKSPERT FOTOGRAFIE – NË KUADËR TË PROJEKTIT “B -COOL: PATOSI NË LENTEN TËNDE”

Titulli:                          Ekspert Fotografie

Vendndodhja:             Patos

Përshkrimi i situatës

Të rinjtë dhe fëmijët përjetojnë pasojat e krizave ekonomike dhe destabilitetit shkaktuar nga rritja e pabarazive, ndryshimet klimatike e shoqërore dhe ngjarje të tjera politike. Faktorë si migracioni, arsimimi apo integrimi në jetën social-kulturore kërkojnë një angazhim të të gjithë aktorëve. Të rinjve u duhet dhënë një zë real në hartimin e zgjidhjeve lidhur me problematika që i prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kanë ndikim në të ardhmen e tyre e të planetit. Në këtë kontekst, iniciativat drejtuar artit dhe kulturës përfaqësojnë mundësi shtesë për të plotësuar nevojat e të rinjve, për të promovuar angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje. Për këtë Qendra propozon zbatimin e projektit “B-Cool: Patosi në lenten tënde

Objektivat

Qendra Europiane është duke kërkuar një ekspert fotografie i cili do të zhvillojë një punëtori 3 ditore me të rinjtë e qytetit të Patosit , duke rritur njohuritë e tyre në fushën e fotografisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Më konkretisht, detyrat dhe përgjegjësitë e kërkuara nga Eksperti i fotografisë janë si më poshtë:

  • të mësojë të rinjtë si të bëjnë fotot me cilësi të lartë;
  • të përgatisë prezantime për përdorimin e programeve fotografike si fotoshop, dritehije; Picsart, photoshop lightroom etj;
  • të përgatisë prezantime si të bëhen fotografi të mira;
  • të ndihmojë të rinjtë të aftësohen në këto programe;
  • të ndjekë punimet e të rinjve gjatë punëtorisë dhe ekspozitës;
  • të raportojë tek menaxheri i projektiti.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Të paktën 5 vjet përvojë pune si fotograf apo në fushën e fotografisë;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Aftësi shumë të mira në komunikim;
  • Eksperiencat e mëparshme me Qendrën Europiane do të përbëjnë një aset.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë portofilin  dhe ofertën e tyre financiare në adresën e emailit [email protected], deri në date 23 maj 2024.