RRETH NESH

QENDRA EUROPIANE

Qendra Europiane është një organizatë kombëtare jo fitim prurëse, e cila që nga themelimi në vitin 1999 e shtriu aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Qendra është e fokusuar në zbatimin e projekteve  jo vetëm në qytete të mëdha, por edhe në qytete të vogla, duke synuar grupet e margjinalizuara si fëmijët, gratë, personat me aftësi të kufizuara, komunitetin rom dhe egjiptian dhe personat me më pak mundësi.

Vizioni ynë

është të zgjerojmë njohuritë dhe të kuptuarit e realiteteve evropiane, duke promovuar shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Misioni ynë

është të kontribuojmë në konsolidimin dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, në kuadër të Integrimit Europian të Shqipërisë.

Vizioni ynë është të zgjerojmë njohuritë dhe të kuptuarit e realiteteve evropiane, duke promovuar shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Misioni ynë është të kontribuojmë në konsolidimin dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, në kuadër të Integrimit Europian të Shqipërisë.

Qendra është anëtare e Rrjetit Evropian të Implementimit në Strasburg.

Qendra Evropiane ka qenë anëtare e Komisionit Ad Hoc të Shoqërisë Civile 2017 për vlerësimin e kandidatëve të OSHC-ve për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Që nga themelimi  në fillim të vitit 1999, ne jemi partnerë të Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Këshillit të Evropës, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Ambasadës Holandeze, USAID, GIZ, UNICEF, UNDP, Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, Programit të Shtetit të së Drejtës të KAS SEE, Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Fondacionit OSFA/Soros, Save the Children, Terre des hommes në Shqipëri, Banka Botërore, Civil Rights Defenders, Qendra AIRE, Kolegji i Evropës në Bruges etj.

Qendra ka hartuar dhe zbatuar katër programe thelbësore për të përmbushur misionin dhe objektivat e saj:

  • Shteti i së Drejtës– duke kontribuar për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe intuitës drejt drejtësisë;
  • Të drejtat e njeriut – promovimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe zbatimi i tyre në nivel vendor;
  • Integrimi Evropian – promovimi i standardeve dhe vlerave evropiane tek të rinjtë;
  • Demokracia dhe Qeverisja e Mirë– promovimi i parimeve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit.