INTEGRIMI EUROPIAN

promovimi i standardeve dhe vlerave evropiane  gjate procesit te anetaresimit ne BE

Integrimi Europian -Prill 2022 – Dhjetor 2022

Qendra po zbaton projektin “Rinia aktive për Integrimin Europian”, me mbështetjen e Kongresit Kombëtar Rinor në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. (WEB)

Integrimi Europian- Nëntor 2021 – Nëntor 2022

Qendra Europiane në bashkëpunim me organizatën Be the Change dhe me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë janë duke zbatuar projektin “Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë” qëllimi i të cilit është rritja e kapaciteteve të të rinjve për t’u përballur me dinamikat e tregut të punës post katastrofave natyrore [Covid-19]. Projekti do të zbatohet në 10 Bashki të Shqipërisë: Tiranë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Berat, Vau Dejës, Përmet, Lushnjë dhe Pogradec. (WEB)

Integrimi Europian – Dhjetor 2020 – Maj 2022

Qendra Evropiane në bashkëpunim me Programin GIZ për Migracionin dhe Diasporën (PMD) po zbatojnë projektin “Rreziqet e migrimit të parregullt”. Qëllimi i këtij projekti është t’i ofrojë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe banorëve lokale informacion dhe shërbime këshillimi në lidhje me rrugët e rregullta të migrimit në Gjermani ose vende të tjera të BE-së, mundësi studimi, trajnime profesionale, fushata sezonale të punësimit për studentët dhe informacion mbi rreziqet e migrimit të parregullt. (Manuale)

Integrimi Europian – Prill 2019  – Korrik 2023

Qendra Evropiane në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung në Shqipëri kanë zbatuar Shkollën Verore Evropiane “Sfidat e integrimit në BE” për të tretën herë radhazi. Qëllimi i këtij projekti është të rrisë kapacitetet dhe njohuritë e studentëve dhe profesionistëve të rinj në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky projekt u zbatua në Pogradec, por pjesëmarrësit ishin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Integrimi Europian- Tetor 2020 – Tetor 2021

Qendra Evropiane në bashkëpunim me Programin e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SRD) të GIZ GmbH ka zbatuar projektin “Fuqizimi i të rinjve në bujqësi”. Kjo masë synonte të ndërtonte aftësi dhe kapacitete për të rinjtë dhe të rinjtë duke lehtësuar aksesin në mundësi të reja pune. Nisma u zbatua në pesë qytete: Lushnjë, Lezhë, Pogradeci, Gjirokastër dhe Shijaku.

Integrimi Europian – Mars 2019 – Gusht 2020

Qendra Europiane në bashkëpunim me GIZ GmbH po zbatojnë projektin “Integrimi drejt tregut të punës: Unë mundem!”. Projekti vjen si një vazhdim i projektit të mëparshëm “Integro veten drejt tregut të punës”, zbatuar në bashkëpunim me GIZ GmbH dhe është më i fokusuar në parandalimin e migrimit, (ri)integrimin e të rinjve në tregun e punës dhe drejtimi i të rinjve drejt arsimit dhe formimit profesional. (WEB)

Integrimi Europian – 2019

Qendra Evropiane në bashkëpunim me Programin e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SRD) të GIZ GmbH finalizuan nismën “Studimi i nevojave të gjendjes dhe stokut në arsimin profesional në bujqësi”. Studimi analizoi situatën e arsimit profesional bujqësor në Shqipëri dhe propozoi veprime konkrete për vitet në vijim.

Integrimi Europian – Janar 2018 – Maj 2018

Qendra në bashkëpunim me KAS Shqipëri kanë zbatuar projektin “Sfidat e integrimit evropian” që konsistoi në një fushatë ndërgjegjësuese mbi hapat me të cilat përballet Shqipëria në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. 

Integrimi Europian – Shtator 2017 – Tetor 2018

Qendra Europiane dhe GIZ (Deutsche Geselleschaft fur Internationale Zusammenarbeit) kanë zbatuar projektin “Integro veten drejt tregut të punës”, i cili kishte si qëllim të promovonte aksesin në formimin profesional dhe tregun e punës në Shqipëri dhe Gjermani, si mënyra për të minimizuar vulnerabilitetin e fëmijëve ndaj trafikimit, shfrytëzimit dhe migrimit të paligjshëm. 

Integrimi Europian – Shkurt – Qershor 2015

Qendra Europiane dhe Fondacioni Konrad Adenauer Shqipëri implementuan projektin “Dita pas statusit kandidat – çfarë vjen më pas?”. Ky projekt ishte dizenjuar në dy faza, ku faza e parë konsistoi në botimin e një broshure me të gjithë informacionin relevant mbi rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Ndërkohë, faza e dytë kishte të bënte të bëjë me zhvillimin e 3 tryezave tematike nëqytetin e Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës, të cilat patën si kryefjalë diskutimi pesë prioritetet, që Komisioni Evropian i ka vendosur Shqipërisë. Aktivitetet e këtij projekti përkuan dhe me “Javën Evropiane 2015”.

Integrimi Europian 2014

Organizimi i konferencës shkencorekombëtare “Zhvillimet Ligjore dhe Institucionale në kuadrin e MSA-së”. Mbajtur në kuadrin e “Javës së BE-së 2014”, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik Universiteti i Tiranës.  (Raporte)

Integrimi Europian – 2013 – 2014

“Unë dhe Europa”- Liria e Shërbimeve dhe Lëvizjes”- Qëllimi i projektit ishte prezantimi i Bashkimit Evropian para nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri, me qëllim përhapjen e njohurive mbi vlerat dhe realitetet evropiane, veçanërisht. liritë e lëvizjes dhe shërbimeve si një mënyrë për të jetuar dhe punuar në BE.

Integrimi Europian -2004 – 2008

Realizimi i projektit mbi “Qendrën e Dokumentacionit të Bashkimit Europian” (EUDC) mbështetur nga Delegacioni i Këshillit Europian në Tiranë për të zhvilluar njohuritë rreth bashkimit Europian në vend.

Integrimi Europian -2000 – vazhdim

Në ngritjen dhe funksionimin e Komitetit Kombëtar Përzgjedhës për të ndihmuar Kolegjin e Europës në Bryzh dhe Natolin për përzgjedhjen e kandidatëve shqiptare për të studiuar në këto Kolegje. Ky aktivitet u mbajt ne bashkëpunim me Komisionin Europian . Qendra ka një bashkëpunim të ngjashëm me Kolegjin Europian të Fondacionit të Parmës.