SHTETI I SE DREJTËS

per te kontribuar për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe drejtësisë

Shteti i së Drejtës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është institucioni i pavarur, i krijuar në kuadër të reformës në drejtësi. Qendra Europiane me mbështetjen e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe fonde të Qeverisë Suedeze, organizoi:

· 5 forume me studentë në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Vlorë;

· Një fushatë informimi për qytetarët pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore në këto 5 qytete; si dhe

· Fushatë informimi në median lokale mbi mënyrat sesi mund të vihet në lëvizje ILD.

Me qëllim përmirësimin e performancës së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Qendra asistoi në hartimin e një Plani Integriteti për stafin e këtij institucioni.

Reforma në drejtësi ka nevojë për kontributin tuaj – denonco shkeljet për çdo shkallë të gjyqësorit!

Kjo video është përgatitur në kuadër të projektit “Përmirësimi i performacës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si një institucion kyç për një gjyqësor profesional në Shqipëri”, zbatuar nga Fondacioni Qendra Europiane mbështetur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) dhe financuar me fonde të Qeverisë Suedeze. Përmbajtja e kësaj videoje është përgjegjësi e Fondacionit Qendra Europiane dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron qëndrimin e KSHH-së apo të Ambasadës Suedeze në Shqipëri.

Shteti i së DrejtësShtator 2022 – Gusht 2023

Qendra në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit po zbatojnë projektin “Përmirësimi i performancës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si një institucion kyç për një gjyqësor profesional në Shqipëri”. Qëllimi i këtij projekti është të kontribuojë në forcimin e gjyqësorit dhe parandalimin e korrupsionit brenda tij.

Shteti i së Drejtës- Prill 2019 – Nëntor 2019

Qendra Europiane në bashkëpunim me KAS Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore janë duke zbatuar projektin “Qeverisja e sistemit të drejtësisë – me fokus tek pavarësia, llogaridhënia dhe transparenca”. Projekti ka si qëllim të kontribuojë në konsolidimin e shtetit të së drejtës nëpërmjet zbatimit të reformës në drejtësi dhe promovimin e llogaridhënies tek qytetarët. (Raporte)

Shteti i së Drejtës- – Dhjetor 2017 – Korrik 2019 

Qendra Europiane dhe Save the Children Shqipëri po zbatojnë projektin “Standardet e procesit të rregullt si kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës”, financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt ka si qëllim të përmirësoje standardet e KEDNJ në nivel lokal, me fokus në tejzgjatjen e procedurave. Ky projekt është hartuar në dy shtylla kryesore: monitorim i gjykatave administrative dhe rritje kapacitetesh.

Shteti i së Drejtës- Janar 2018 – Maj 2018

Qendra në bashkëpunim më KAS Shqipëri kanë zbatuar projektin “Përmirësimi i njohurive dhe aftësive monitoruese të studentëve jojuristë në zbatimin e reformës në drejtësi”. 4 trajnime për rritje kapacitetesh u zhvilluan në 4 qytete të Shqipërisë. (Manuale)

Shteti i së Drejtës -Tetor 2017 – Mars 2018

Qendra Europiane në bashkëpunim me Fondin Kanadez për Nisma Lokale ka zbatuar projektin “Fuqizimi i rolit të shoqërisë civile, studentëve të drejtësisë dhe medias në monitorimin e zbatimit të reformës në drejtësi”. Kjo iniciativë kishte si qëllim të rriste kapacitetet monitoruese të OJF-ve lokale dhe aktivistëve në kuadër të monitorimit të zbatimit të reformës në drejtësi. (Manuale)

Shteti i së Drejtës -Maj 2017 – Mars 2018

Qendra Europiane në bashkëpunim me Qendrën ALTRI, me mbështetjen e projektit “Drejtësi për të gjithë” të USAID, kanë zbatuar projektin “Për një gjyqësor të pavarur dhe profesional: Bashkëpuno edhe ti!”. Ky projekt kishte si qëllim të kontribuonte nëpërmjet dhënies së informacionit dhe edukimit ligjor të publikut mbi procesin e vetingut që do të rivlerësonte gjyqtarët dhe prokurorët në vend. Qendra ndërmori një fushatë ndërgjegjësuese, duke u fokusuar në mënyrat e denoncimit të korrupsionit në gjyqësor.

Shteti i së Drejtës – Prill 2016- Mars 2017

Qendra Europiane dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri dhe Kosovë do të organizojnë projektin “Promovimi i standarteve Evropiane midis gjyqtarëve në Shqipëri dhe në Kosovë”. Përmes këtij projekti do të përgatitet një përmbledhje e jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, e cila do të shërbejë si manual udhërëfyes për punën e përditshme të gjyqtarëve. Përmbledhja do të përgatitet nga Gjyqtari shqiptar në GJEDNJ, Z. Ledi Bianku. Faza e dytë e projektit konsiston në organizimin e një serie trajnimesh për gjyqtarët e të dy vendeve. Ndër partnerët kryesorë në këtë projekt do të jenë Shkolla Shqiptare e Magjistraturës dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës.  (Libra)

Shteti i së Drejtës – 2016 – 2017

Qendra Evropiane dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zbatuan projektin “Mbështesim mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve nga trafikimi, shfrytëzimi” me qëllim mbrojtjen e fëmijëve, veçanërisht vajzave të reja nga trafikimi, shfrytëzimi dhe migrimi i parregullt në 5 bashki. Ndër të tjera, projekti përfshinte kërkime mbi AFP-në, ngritjen e kapaciteteve për profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve dhe lehtësimin e aftësimit profesional dhe mundësive të punësimit për të rinjtë. Projekti synonte të krijonte një koordinim të rregullt në nivel lokal për të menaxhuar ndihma për fëmijët viktima dhe viktimat e mundshme të trafikimit, zvogëlojnë cenueshmërinë e fëmijëve dhe të rinjve ndaj trafikimit dhe shfrytëzimit, duke ofruar gjithashtu mbrojtjen dhe ndihmën e duhur për fëmijët viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit. (Raport)