1 mars 2024

Dokument Politikash: Barazia gjinore në Arsim dhe Formimin Profesional

Qendra Europiane me mbështetjen e Komitetit Shqiptar të Helsinkit është duke zbatuar nismën: Dokumenti i politikave mbi barazinë gjinore në arsimin dhe formimin profesional. Për këtë Qendra është duke përgatitur një dokument politikash mbi barazinë gjinore në arsimin dhe formimin profesional.

Qëllimi: Evidentimi i problematikave dhe adoptimi i një qasjeje gjithëpërfshirëse në këtë sektor të arsimit.
Përmes këtij dokumenti politikash synohet edhe forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes profesionistëve që punojnë me arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.

Aktivitetet në kuadër të projektit:

  • Draftim i dokumentit të ploitikave
  • Analiza e kurrikulës shkollore
  • Intervista me mësues
  • Takime në nivel strategjik

Ky projekt mbështetet nga Komiteti Shqiptar të Helsinkit në kuadër të projektit “Jo korrupsionit: Po demokracisë” e financuar nga Qeveria Suedeze.