HAPET THIRRJA PËR EKSPERT DIZAJNI – NË KUADËR TË PROJEKTIT “B -COOL: PATOSI NË LENTEN TËNDE”
Titulli: Ekspert Dizajni
Vendndodhja: Patos
Përshkrimi i situatës
Të rinjtë dhe fëmijët përjetojnë pasojat e krizave ekonomike dhe destabilitetit shkaktuar nga rritja e pabarazive, ndryshimet klimatike e shoqërore dhe ngjarje të tjera politike. Faktorë si migracioni, arsimimi apo integrimi në jetën social-kulturore kërkojnë një angazhim të të gjithë aktorëve. Të rinjve u duhet dhënë një zë real në hartimin e zgjidhjeve lidhur me problematika që i prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kanë ndikim në të ardhmen e tyre e të planetit. Në këtë kontekst, iniciativat drejtuar artit dhe kulturës përfaqësojnë mundësi shtesë për të plotësuar nevojat e të rinjve, për të promovuar angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje. Për këtë Qendra propozon zbatimin e projektit “B-Cool: Patosi në lenten tënde”
Objektivat
Qendra Europiane është duke kërkuar një ekspert dizajni i cili do të zhvillojë një punëtori 3 ditore me të rinjtë e qytetit të Patosit, duke rritur njohuritë e tyre në fushën e dizajnit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Më konkretisht, detyrat dhe përgjegjësitë e kërkuara nga Eksperti i dizajnit janë si më poshtë:
- t’ju prezantojë të rinjve programe dizenjimi;
- të përgatisi prezantime për përdorimin e programeve të dizajnit;
- të ndihmojë të rinjtë të aftësohen në programe dizenjimi;
- të ndjekë punimet e të rinjve gjatë punëtorisë dhe për ekspozitën;
- të raportojë tek menaxheri i projektiti.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Të paktën 5 vjet përvojë pune si dizajner;
- Aftësi për të punuar në grup;
- Aftësi shumë të mira në komunikim;
- Njohje të mirë të gjuhës angleze;
- Eksperiencat e mëparshme me Qendrën Europiane do të përbëjnë një aset.
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë portofilin dhe ofertën e tyre financiare në adresën e emailit [email protected], deri në date 23 maj 2024.