HAPET THIRRJA PËR KOMPANI KREATIVE/ INDIVIDË PËR REALIZIMIN E NJË VIDEO NË KUADËR TË PROJEKTIT “B-COOL: PATOSI NË LENTEN TËNDE”

Titulli:                                     Kompani kreative/ Individë                                    

Vendndodhja:                       Tiranë

Fillimi i kontratës:               11.11.2024

Përfundimi i kontratës:        22.11.2024

Përshkrimi i projektit:

Qendra Europiane me mbështetjen finaciare të UNDP, janë duke zbatuar projektin “B-Cool: Patosi në lenten tënde.”  Ky projekt ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi pjesëmarrjen në  demokraci duke nxitur kreativitetin kulturor dhe artistik tek të rinjtë. Target grupi i synuar për këtë projekt do të jenë 40 – 50 të rinj të grup moshës 15-29 vjeç, të cilët përfshijnë nxënësit që i përkasin strukturave të qeverisë së nxënësve, strukturave të qeverisë së studentëve, FTR Patos, të rinj të angazhuar në aktivitete artistike dhe kulturore. Qendra synon që përmes angazhimit të të rinjve në aktivitetet social-kulturore si dhe ato të lidershipit të ndikojnë drejtpërdrejtë pjesëmarrjen e tyre më të madhe në demokraci. Në  kuadër të këtij projekti  do të zhvillohen 3 punëtori, 3 ditore të nëndarë sipas 3 tematikave – Pikturë-Fotografi – Dizajn, ku të rinjtë e angazhuar do të përfitojnë njohuri praktike dhe më pas  do t’i vendosin në zbatim përmes përmbylljes me një 1 ekspozitë në Qendrën TregART.  Më tej, synohet mentorimi i të rinjve për tu bërë pjesë e Teatrit Social. Të rinj të Bashkisë Patos dhe njësive administrative do të fothen përmes një thirrje të hapur për të qenë pjesë e mentorimeve që klidhen me aktrimin. Një Mini-akademi do të zhvillohet për këtë projekt ku të rinj të rinjtë e angazhuar në strukturat e Qeverisë së Nxënësve, anëtarët e Forumit Rinor dhe të tjerë aktivistë do të marrin pjesë në një mini-akademi 3 ditore  fokusuar në aftësimin e tyre si lider të së ardhmes. Akademia do të përmbyllet me një konkurs debati. Ky projekt po zbatohet ne kuader te ReLOaD, i cili financohet nga BE dhe zbatohet nga UNDP, si dhe me mbeshtetjen e Bashkise Patos. Pagesa për këtë shërbim do të kryhet me bankë pas miratimit të videos.

Objektivat

Qendra Europiane është duke kërkuar shërbimin e një kompanie kreative ose individi e/i cila/i do të përgatisë një video 2- 3 minuta, në të cilën do të përmbledhë aktivitetet e zhvilluara nga të rinjtë dhe rezultatet e projektit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Më konkretisht, detyrat dhe përgjegjësitë e kërkuara nga Komapnia kreative janë si më poshtë
  • Hartimi i tekstit të videos në bashkëpunim me menaxherin e projektit, që përmban informacion mbi aktivitetet e zhvilluara nga të rinjtë dhe rezultatet e projektit;
  • Të jetë në përputhje me materialet dhe dizajnin promocional dhe sipas specifikimeve të donatorëve;
  • Kohëzgjatja 2-2:30 minuta;
  • Video të jetë në gjuhën shqipe dhe/ose me titra në gjuhë angleze ;
  • Vendosja e saktë e logove dhe discleimer;
  • Video të përshatet për postim në mediat sociale (1-1:30 minuta) dhe ngarkim në YouTube.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • I regjistruar pranë autoriteteve fiskale;
  • Të paktën 5 vjet përvojë pune;
  • Të ketë një portofol të pasur;
  • Të jetë i regjistruar si person juridik;
  • Përvojë të mëparëshme në zhvillimin e videove;
  • Aftësi për të punuar në mbikqyrje minimale;
  • Aftësi shumë të mira në komunikim;
  • Aftësi shumë të mira në organizimin dhe menaxhimin e kohës;
  • Eksperiencat e mëparshme me Qendrën Europiane do të përbëjnë një aset.

 

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë portofilin  dhe ofertën e tyre financiare në adresën e emailit [email protected], deri në datë 7 nëntor 2024.