20 mars 2024
Intervista me mësues të arsimit të përgjithshëm të 5 shkollave të Arsimit dhe Formimit Profesional
Qendra Europiane me mbështetjen e Komitetit Shqiptar të Helsinkit është duke zbatuar nismën: Dokumenti i politikave mbi barazinë gjinore në arsimin dhe formimin profesional. Për këtë Qendra është duke përgatitur një dokument politikash mbi barazinë gjinore në arsimin dhe formimin profesional.
Në datat 19 dhe 20 mars 2024 zhvilluam intervista me mësues të AFP, që japin lëndët e përgjithshme pranë këtyre shkollave, me qëllim evidentimin më mirë të situatës së edukimit gjinor në sistemin arsimor profesional si dhe identifikimin dhe dakordësimin e përbashkët të çështjeve dhe nevojave që do të prioritizohen në këtë sektor.
Ky projekt mbështetet nga Komiteti Shqiptar të Helsinkit në kuadër të projektit “Jo korrupsionit: Po demokracisë” e financuar nga Qeveria Suedeze.