QEVERISJA & DEMOKRACIAIA

promovimi i parimeve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit.

Demokracia dhe qeverisja e mirë-  Shtator 2023 – Qershor 2024

Qendra po zbaton projektin “Rinia Aktive për Demokracinë Qytetare 2”, në bashkëpunim me UNDP-në dhe Bashkinë Patos, në kuadër të programit ReLoaD 2. Qëllimi i këtij projekti është të nxisë dhe promovojë angazhimin qytetar të të rinjve përmes pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale. Në kuadër të këtij projekti do të zhvillohen një sërë trajnimesh, fokus grupesh dhe iniciativash të tjera me të rinjtë e qytetit të  Patosit.

Demokracia dhe qeverisja e mirë – Korrik 2022 – Prill 2023

Qendra po zbaton projektin “Rinia Aktive për demokracinë qytetare”, në bashkëpunim me UNDP-në dhe Bashkinë Patos, në kuadër të programit ReLoaD. Qëllimi i tij është të nxisë dhe promovojë angazhimin qytetar të të rinjve përmes pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale. Në kuadër të këtij projekti po zhvillohen një sërë trajnimesh, fokus grupesh dhe iniciativash të tjera me të rinjtë e Patosit.

Demokracia dhe qeverisja e mirë – Dhjetor 2021 – Dhjetor 2022

Qendra, me mbështetjen financiare të Këshillit të Evropës në Tiranë, është duke zbatuar projektin “Mbështetja e shkollave në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të drejtuara nga nxënësit”. Qëllimi kryesor i projektit është rritja dhe forcimi i kapaciteteve të shkollave për dizajnimin dhe zbatimin e projekteve të drejtuara nga nxënësit, lidhur me të mësuarit dhe të kuptuarit më mirë të vlerave universale, si barazia dhe mosdiskriminimi. Ky projekt po zhvillohet në një grup shkollash në Lezhë dhe Shkodër.

Demokracia dhe qeverisja e mirë – Tetor 2021 – Dhjetor 2022

Qendra Europiane, me partnerë shoqatën Gruaja tek Gruaja dhe Këshillin Shqiptar të Medias janë duke zbatuar projektin “Media e pavarur për një qeverisje demokratike”, i mbështetur nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Qëllimi i projekti është rrjetëzimi i aktivistëve vendorë për të advokuar për profesionalizimin dhe pavarësimin e mediave vendore si parakusht për raportim profesional dhe forcimin e demokracisë. ( Broshura+WEB)

Demokracia dhe qeverisja e mirë – Shkurt 2020 – Mars 2021

Qendra Europiane në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë kanë zbatuar projektin “Rritja e efikasitetit të buxhetit të shtetit nëpërmjet zbatimit të konsultimit publik në sektorin e drejtësisë”. Projekti synonte të rriste advokimin/lobimin nga organizatat që punojnë në fushën e drejtësisë për të kryer një planifikim proaktiv bazuar në nevojat prioritare të këtij sektori, politikat e miratuara nga qeveria dhe strategjitë e zhvillimit. Ky projekt ishte vazhdim i projektit të mëparshëm me të njëjtin emër. 

Demokracia dhe qeverisja e mirë – Shtator 2019 – Tetor 2020

Qendra Europiane, në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA në Tiranë kanë zbatuar projektin “Korrupsioni në lente”. Qëllimi i projektit kishte të bënte me rritjen e ndërgjegjësimit e të rinjve lidhur me çfarë është korrupsioni dhe pse ta luftojmë atë, ne mbështetemi në komunikimin vizual. (Fletepalosje)

Demokracia dhe qeverisja e mirë – Prill 2019 – Janar 2020

Qendra Europiane në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë do të implementojë projektin “Rritja e efikasitetit të buxhetit të shtetit nëpërmjet zbatimit të konsultimit publik në sektorin e drejtësisë”. Ky projekt ka si qëllim rritjen e advokacisë/lobimit nga organizatat që punojnë në sektorin e drejtësisë për të kryer një planifik proaktiv bazuar në nevojat prioritare të secilit sektor, politika të miratuara nga qeveria dhe strategji zhvillimi. ( Raporte)

Demokracia dhe qeverisja e mirë- Mars 2019 – Qershor 2020

Qendra në bashkëpunim me KAS Shqipëri kanë zbatuar projektin ‘Forcimi i rolit të grave në procesin vendimmarrës”. Qëllimi i procesit ishte promovimi i pjesëmarrjes aktive në proceset vendimmarrëse demokrate dhe forcimi i kapaciteteve të grave lidhur me këto procese. 

Demokracia dhe qeverisja e mirë -Shkurt 2018 – Nëntor 2018

Qendra Europiane dhe Terre des hommes Shqipëri kanë zbatuar projektin “Përballja me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar në nivel lokal”, financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti ka si qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve në Tiranë, Elbasan dhe Pogradec për pasojat e radikalizmit fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe të promovojë pjesëmarrjen e tyre në ekspozimin dhe parandalimin e këtyre fenomeneve. (Fletepalosje)

Demokracia dhe qeverisja e mirë2017

Qendra Europiane në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Albania zbatuan projektin “Standardet Evropiane për Zgjedhjet Demokratike”. Ky projekt konsistonte në përgatitjen dhe botimin e një përmbledhjeje të përbërë nga dy module me vendimet më të rëndësishme të Gjykatës së Strasburgut dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor. Nëpërmjet këtij projekti, KE synon të promovojë mes gjyqtarëve, avokatëve, zyrtarëve publikë dhe të pushtetit vendor standardet evropiane për zgjedhjet, të garantuara me nenin 3 të Protokollit 1 të KEDNJ. (Libra)