TË DREJTAT E NJERIUT
promovimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe zbatimi i tyre në nivel vendor
Qendra Europiane në bashkëpunim me Qendrën CEDI po zbatojnë projektin “Fuqizimi i të rinjve për parandalimin e recidivizmit”, financuar nga WORLD VISION ALBANIA. Projekti synon të kontribuojë në fuqizimin dhe riintegrimin e të rinjve në komunitetet e tyre nëpërmjet përmirësimit të njohurive mbi çështjet ligjore dhe ofrimit të aftësive praktike.
Qendra Europiane në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, janë duke zbatuar projektin “Edukimi gjinor për një shoqëri gjithëpërfshirëse”, në kuadër të programit të edukimit. Qëllimi i këtij projekti është rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimi i adoleshentëve, mësuesve, psikologëve dhe punonjësve socialë për çështjet e barazisë gjinore dhe trafikimit.
Qendra në bashkëpunim me PNUD Shqipëri po zbatojnë projektin “Ndihma juridike falas për sigurimin e aksesit në drejtësi për grupet vulnerabël”, i cili synon të sigurojë akses në drejtësi dhe qëndrueshmëri për grupet e margjinlizuara si gratë, romët dhe egjiptianët, të kthyerit nga migracioni, personat me të ardhura të ulta, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës në familje, duke ofruar ndihmë ligjore falas dhe edukim ligjor të publikut. Kjo nismë do të zbatohet në bashkitë: Klos, Pukë, Kukës dhe Has. ( Fletepalosje)
Qendra po zbaton projektin “Ndihma juridike falas si një domosdoshmëri për riintegrimin e të kthyerve”, zbatuar me mbështetjen e Programit GIZ Migrimi për Fuqizimin (PME). Qëllimi i këtij projekti është të sigurojë kthim të qëndrueshëm dhe akses në drejtësi për të kthyerit shqiptarë dhe migrantët e mundshëm të parregullt, anëtarë të grupeve vulnerabël. (WEB)
Qendra Europiane në Bashkëpunim me Mbretërinë e Holandës janë duke zbatuar projektin “Standardet e Gjykatës së Strasburgut në një shoqëri në zhvillim: kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës“. Qëllimi i këtij projekti është rritja e efikasitetit të masave në nënvlerësimin dhe zbatimin e standardeve evropiane të të drejtave të njeriut nga profesionistët e drejtësisë dhe avokatët e ardhshëm të Shqipërisë dhe Kosovës. (Manual)
Qendra Evropiane në bashkëpunim me GIZ PACT po zbaton projektin “Fuqizimi i grupeve vulnerabël në nivel lokal për t’i thënë jo trafikimit të qenieve njerëzore”. Qëllimi i këtij projekti ishte të kontribuonte në identifikimin dhe përfshirjen e mëtejshme sociale të personave vulnerabël ndaj rreziqeve të trafikimit të qenieve njerëzore në Bashkinë Vau i Dejës. Qendra ka zhvilluar sondazhe në terren, fokus grupe dhe intervista, për të mbledhur dhe shtjelluar gjetjet në një raport përfundimtar, si dhe hartoi një plan veprimi për ripërshtatjen e programit të mbrojtjes sociale të Bashkisë Vau i Dejës. (raport)
Qendra Evropiane në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri dhe me mbështetjen financiare të Ambasadës Hollandeze nëpërmjet Fondit të Përshpejtimit të SDG, ka zbatuar projektin “RTSH Shkolla – një domosdoshmëri themelore në kohë pandemie”. Qëllimi i këtij projekti ishte lehtësimi i të drejtës së fëmijëve për arsim në kohë pandemie. Në kuadër të këtij projekti, Qendra mbështeti mësimin asinkronik në RTSH Shkolla, dhe hartoui dy module e-learning me qasje ligjore dhe psikologjike për të drejtat e fëmijëve në kohë pandemie, si dhe publikoi një dokumentar të shkurtër ku do të shkëmbehen përvojat. dhe sfidat e mësuesve dhe nxënësve gjatë kësaj pandemie.
Qendra Europiane në bashkëpunim me World Vision Albania kanë zbatuar projektin “Programi i arsimit parauniversitar në kohë pandemie”. Qëllimi i këtij projekti ishte të lehtësonte të drejtën për arsim përmes mbështetjes së mësimit asinkronik. Në kuadër të këtij projekti, Qendra hartoi dhe publikoi edhe një dokumentar për të drejtën e fëmijëve për arsim dhe mekanizmat mbrojtës.
Qendra Europiane ka zbatuar projektin “Ngri zërin tënd kundër gjuhës së urrejtjes” me mbështetjen financiare të Këshillit të Europës, Shqipëri dhe Bashkimit Evropian. Projekti synon të përmirësojë kapacitetet e të rinjve të moshës 15-18 vjeç, të cilët merren me gjuhën e urrejtjes dhe bullizmin në jetën e tyre të përditshme, duke përfshirë të rinjtë nga komunitetet e margjinalizuara, si dhe të inkurajojë edukimin nga bashkëmoshatarët. Gjithashtu, ka pasur si synim edhe ndërgjegjësimin e mësuesve, psikologëve të shkollave dhe punonjësit socialë. Projekti është zbatuar në qytetin e Lushnjes dhe Pogradecit. ( Broshure)
Qendra Evropiane me mbështetjen e UNICEF-it në Shqipëri dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka zbatuar projektin “Edukimi gjinor në sistemin arsimor parauniversitar”. Qëllimi i projektit ishte të rriste ndërgjegjësimin dhe njohuritë mbi barazinë gjinore dhe parimet e të drejtave të njeriut në shkollat e sistemit parauniversitar në vend. Grupet e synuara të projektit ishin I gjithë stafi psiko-social, mësuesit dhe anëtarët e Parlamentit të nxënësve. (Raporte)
Qendra Evropiane në bashkëpunim me Qendrën CEDI dhe me mbështetjen financiare të Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) kanë zbatuar projektin “Të drejtat e mia! – Fuqizimi i grave në jetën sociale, ekonomike dhe politike përmes inovacionit”. Qëllimi i këtij projekti ishte fuqizimi dhe lehtësimi i pjesëmarrjes së grave në jetën sociale, ekonomike dhe politike, duke përdorur teknika inovative. Kjo u mundësua përmes shpërndarjes së informacionit për edukimin ligjor, si dhe prezantimit të mundësive të arsimit dhe tregut të punës. Kjo nismë u zbatua në 6 qytete: Lushnjë, Pogradeci, Kopliku, Elbasani, Shkodër dhe Korçë.
Qendra Europiane në bashkëpunim me TLAS janë duke zbatuar projektin “Përmirësimi i Standardeve të të Drejtave të Njeriut brenda dhe jashtë sistemit të penitenciar në Shqipëri” financuar nga Bashkimi Europian. Qëllimi i kësaj nisme është promovimi dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për personave në konflikt me ligjin në Shqipëri, nëpërmjet përfshirjes aktive të aktorëve të shoqërisë civile. Ky projekt ka prioritet ofrimin e rehabilitimit profesional, edukimit, këshillimit ligjor/psikologjik dhe aktivitete kulturore/artistike për të burgosurit si dhe promovimin e shërbimeve të parandalimit dhe provës.
Qendra Europiane është pjesë e një konsorciumi prej 6 organizatash të cilat do të implementojnë projektin “B-ComPetent”, financuar nga Komisioni Europian, qëllimi i të cilit është përmirësimi i kompetencave të stafit penitenciar në Evropë. (WEB)
Qendra Europiane në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer po zbaton projektin “E drejta për arsimim”, qëllimi i përgjithshëm i të cilit është përmirësimi i njohurive mbi kuadrin ligjor vendas dhe ndërkombëtar mbi të drejtën për arsim në Shqipëri. Projekti konsistoi në publikimin e një manuali dhe lançimin e 2 videove e-learning që do të përfshihen në platformën www.tedrejtatemia.al. (Manuale)
Qendra Evropiane në bashkëpunim me Qendrën CEDI dhe me mbështetjen financiare të Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) kanë zbatuar projektin “Të drejtat e mia! – Fuqizimi i grave në jetën sociale, ekonomike dhe politike përmes inovacionit”. Qëllimi i këtij projekti ishte fuqizimi dhe lehtësimi i pjesëmarrjes së grave në jetën sociale, ekonomike dhe politike, duke përdorur teknika inovative. Kjo u mundësua përmes shpërndarjes së informacionit për edukimin ligjor, si dhe prezantimit të mundësive të arsimit dhe tregut të punës. Kjo nismë u zbatua në 6 qytete: Lushnjë, Pogradeci, Kopliku, Elbasani, Shkodër dhe Korçë. (Aplikacion)
Qendra Evropiane, në bashkëpunim me Programin për Shtetin e së Drejtës në Evropën Juglindore, ka zbatuar projektin “Liria e tubimit dhe asociimit”. Kjo nismë kishte për qëllim përgatitjen dhe publikimin e një manuali mbi kuadrin ligjor vendas dhe ndërkombëtar dhe praktikën gjyqësore për lirinë e tubimit dhe asocimit si dhe zhvillimin e 3 sesione trajnimi me zyrtarë të njësive të qeverisjes vendore në 3 bashki të ndryshme në Shqipëri. (Manual)
Qendra Europiane në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës, Rajoni Hollandes, Shteti i së Drejtës, do të zbatojnë projektin “Drejt praktikës: Si të përdorim jurisprudencën e GJEDNJ në nivel lokal”. (Libra)
Qendra Europiane në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë kanë zbatuar projektin “Klinika e Ligjit – Universiteti i Vlorës”. Projekti synonte dhënien e ndihmës ligjore pro bono dhe kontribuimin në edukimin ligjor të publikut.
Qendra në bashkëpunim me KAS Shqipëri kanë zbatuar projektin “Të drejtat themelore të parat: Mbrojtja nga diskriminimi”, qëllimi i të cilit ishte trajnimi i të rinjve mbi kuadrin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar kundër diskriminimit, si dhe publikimi i një manuali të përdorshëm nga zyrtarët e administratës publike në punën e tyre të përditshme. (Manuale)
Qendra në bashkëpunim me Programin e Sundimit të Ligjit në ASK kanë zbatuar projektin “GJEDNJ kundër Shqipërisë”. Projekti konsistonte në organizimin e 4 iniciativave për ngritjen e kapaciteteve me gjyqtarë dhe studentë të ardhshëm të drejtësisë mbi standardet e praktikës gjyqësore të Gjykatës së Strasburgut kundrejt Shqipërisë. Zbatimi i projektit u zhvillua në Tiranë. ( Manual)
Qendra Europiane dhe Civil Right Defenders Albania kanë vendosur bashkëpunimin për të realizuar në bazë të përvitshme projektin “Moot Court Competition ECtHR Albania”, projekt i cili ka për qëllim simulimin e gjyqeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përmes një konkursi, që do të përfshijë student nga të Fakultetet e Drejtësisë në vend.
Qendra në bashkëpunim me KAS Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore kanë zbatuar projektin “Pavarësia dhe Paanësia e gjyqësorit – Drejtësia duhet të shihet që të bëhet”. Në kuadër të këtij projekti, në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, Qendra organizuara sesione trajnuese 2-ditore me gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Korçë mbi standardet e nenit 6 të KEDNJ.
Qendra Europiane në bashkëpunim me Konrad Adenauer Shqipëri kanë zbatuar projektin “Të drejtat themelore të parat: Liria e shprehjes dhe e drejta per informim”. Projekti konsistoi në publikimin e një manuali për profesioninstë jogjyqtarë mbi Lirinë e shprehjes dhe të Drejtën për Informim. Manuali u përgatit dhe prezantua me audiencën në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme, duke qenë se prezantohej para një grupi personash jojuristë, të cilët punonin në institucione shteterore: zyrtarë të administratës publike, gazetarë, etj. Pas publikimit të manualit u zhvilluan edhe 3 workshope në 3 bashki në Shqipëri. (Manuale)