THIRRJE E HAPUR PËR KAMERA NË KUADËR TË PROJEKTIT “B-COOL:PATOSI NË LENTEN TËNDE”
Titulli: Kamera
Vendndodhja: Tiranë
Fillimi i kontratës: 03.07.2024
Përfundimi i kontratës: 08.07.2024
Përshkrimi i projektit:
Qendra Europiane me mbështetjen finaciare të UNDP, janë duke zbatuar projektin “B-Cool: Patosi në lenten tënde.” Ky projekt ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi pjesëmarrjen në demokraci duke nxitur kreativitetin kulturor dhe artistik tek të rinjtë. Target grupi i synuar për këtë projekt do të jenë 40 – 50 të rinj të grup moshës 15-29 vjeç, të cilët përfshijnë nxënësit që i përkasin strukturave të qeverisë së nxënësve, strukturave të qeverisë së studentëve, FTR Patos, të rinj të angazhuar në aktivitete artistike dhe kulturore. Qendra synon që përmes angazhimit të të rinjve në aktivitetet social-kulturore si dhe ato të lidershipit të ndikojnë drejtpërdrejtë pjesëmarrjen e tyre më të madhe në demokraci. Në kuadër të këtij projekti do të zhvillohen 3 punëtori, 3 ditore të nëndarë sipas 3 tematikave – Pikturë-Fotografi – Dizajn, ku të rinjtë e angazhuar do të përfitojnë njohuri praktike dhe më pas do t’i vendosin në zbatim përmes përmbylljes me një 1 ekspozitë në Qendrën TregART. Më tej, synohet mentorimi i të rinjve për tu bërë pjesë e Teatrit Social. Të rinj të Bashkisë Patos dhe njësive administrative do të fothen përmes një thirrje të hapur për të qenë pjesë e mentorimeve që klidhen me aktrimin. Një Mini-akademi do të zhvillohet për këtë projekt ku të rinj të rinjtë e angazhuar në strukturat e Qeverisë së Nxënësve, anëtarët e Forumit Rinor dhe të tjerë aktivistë do të marrin pjesë në një mini-akademi 3 ditore fokusuar në aftësimin e tyre si lider të së ardhmes. Akademia do të përmbyllet me një konkurs debati.
Objektivat
Qendra Europiane është duke kërkuar nje kamera për fotot që do të jenë pjesë e ekspozitës me këto parametra:
- Lente: 20mm-120m,
- FraFrame rate 29.97 fps-60 fps;
- Megapixel 10-25 MP;
- Video resolution 1080-2080 mp;
- Bateri 1 H;
- Op-environment 0-40C;
Kriteret e nevojshme
- Subjekti duhet të jetë i regjistruar pranë autoriteteve fiskale;
- I pajisur me numër NIPT-i.
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë ofertën e tyre financiare pë kameran në adresën e emailit [email protected] , deri në datë 01 korrik 2024.