Thirrje e hapur për të rinjtë e Bashkisë Patos të moshës 15-29 vjeç

Forumi Tematik Rinor Patos mirëpret anëtarë të rinj pjesë e Bashkisë Patos dhe njësive Administrative Zharëz dhe Ruzhdie.

Në kuadër të projektit “Të rinj aktiv për demokraci qytetare 2”, Qendra Europiane hap thirrjen për aplikime për të rinj që vijnë nga qeveritë e nxënësve, organizatat rinore, studentë, vullnetarë, profesionistë të rinj [dhe jo vetëm], për t’u bërë pjesë e Forumit Tematik Rinor Patos.

Forumi Tematik Rinor Patos synon të nxisë dhe promovojë, nëpërmjet iniciativave të të rinjve angazhimin qytetar të tyre në Bashkinë Patos, përmes dialogut me përfaqësues të bashkisë dhe pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale. Apliko tani dhe bëhu pjesë aktive e

Forumit Rinor Patos: https://docs.google.com/…/1YHvYDhKxJQPJ8wfL5fVCM9s…/edit

  • Kush mund të aplikojë? Të gjithë të rinjtë [15 – 29 vjeç] pjesë e Bashkisë Patos.
  • Patos: Kuqar, Dukas, Rërës, Margëlliç, Rusinjë, Griz, Banaj.
  • Zharëz: Fshat i Ri, Frashër, Verbas, Sheqishtë, Belinë.

Ruzhdie: Siqecë, Gjynaqarë, Drenie, Kasnicë. Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)

Afati i fundit për aplikim: 30 shtator 2023